Mërgimtarët që kaluan pushimet e fundvitit në vendlindje kanë nis të rikthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.
Kjo ka shkaktuar kolona dhe pritje të gjata në disa pika kufitare.
Gjendje më e rënduar është në Merdare. Atje aktualisht pritjet janë mbi tre orëshe. Kolonat atje kanë arritur deri në 2000 metra.
Në pikën kufitare në Dheun e Bardhë pritjet po zgjasin deri në 40 minuta.
Situatë e ngjashme është edhe në Muçibabë dhe Jarinje. Atje mërgimtarët po presin deri në 30 minuta.
Gjendje më e mirë është në pikëkalimet e tjera.
Në Hanin e Elezit pritjet zgjasin deri në 10 minuta.
Derisa sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në të gjitha pikat e tjera kufitare pritjet nuk zgjasin më shumë se 5 minuta.
Kriza energjetike, Rama: Nëse kemi mundësi do të ndihmojmë sërish Kosovën!