Lajme

Merdare, gati 7 orë pritje për të dalë nga Kosova

01/05/2020 07:24
nga:B. D

Mërgimtarët të cilët po kthehen në shtëpitë e tyre pasi që ishin në Kosovë për festat e fund vitit kanë pritur deri në 7 orë për të dal jashtë kufirit në Merdare.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në njoftim thuhet se pritja në pikën kufitare Merdare pritja 6 orë e 40 minuta deri 7 orë për të dalur nga vendi.

Ndërsa për të hyrë 5 deri në 10 minuta.

Sipas të dhënave në pikat tjera kufitare trafiku është më i lirë ku brenda një ore mërgimtarët mund të dalin nga Kosova.

12/22/2019 11:40

Këtu mund të njoftoheni në kohë reale për pritjet në kufi