Cool

Mercedes-AMG 6X6 duket që nuk është ‘i pandalshëm‘

01/03/2018 22:51
nga:Gazeta Blic

Mercedes-AMG G63 6X6 është një “off-road” mjaft ekzotik, i cili përmban shumë karakteristika të performancës dhe luksit.

Edhe pse është e vështirë të imagjinohet se ndonjë gjë mund ta ndalë një makinë të tillë, një pronar zbuloi se bora mundet.

Përmes një postimi në Instagram, Gregb.23 zbuloi G63 6X6 të tij e ngecur në borë.

Gjersa video nuk tregon pjesën se si makina ka ngecur, një video më herët zbuloi se shoferi po voziste relativisht me kujdes dhe se G-Class nuk kishte shumë vështirësi në trajtimin e maleve me borë, e që ishte një teren mjaft i vështirë.

Panzer down! & this happened… not even the #SnowCat… #Cortina

A post shared by Greg B. ⚫️🔵 (@gregb.23) on

01/22/2018 20:50

Hani i Elezit, kuvendi vendos për varrezat (VIDEO)