Showtime

Mensur Safqiu tregon pse ndodhi arrestimi i tij ditën e sotme

05/10/2018 20:38
nga:L I

Aktori ka bërë dy shkelje: duke lëvizur gabimisht dhe duke mos i bindur policisë.

Të gjithë ata që kanë marrë lejen për vozitje, e dinë mirë se kjo shenjë u ndalon shoferëve lëvizjen në këtë drejtim.

Por, Mensur Safqiu, e ka shpërfillur këtë rregull.

Përballja me një veturë tjetër në rrugën njëkahëshe “Naim Frashëri”, solli telashe për cka u desht intervenimi i policisë.

Por aktori i njohur nuk iu bind urdhërave me ç’rast pasoi edhe arrestimi i tij.

Gjatë kontrollit aktorit që njihet për shumë role me Stupcat, u iu gjetën disa lëndë të dyshuara të lëngshme që tashmë janë dërguar në laborator për analiza.

E në një përgjigje për FRONTAL, Safqiu mohon se kanë gjetur diçka të dyshimtë në veturën e tij. Aktori i cili për një kohë u mbajt të enjtën në polici tregon edhe versionin e tij si ka ndodhur rasti. Atij ju janë shqiptuar dy fletëparaqitje, njëra për vozitje në rrugë njëkahore dhe tjetra për mosbindje ndaj policisë.

Pas më shumë se një orë intervistë, ai është liruar në procedurë të rregullt. Banorët e kësaj lagje, që kishin qenë dëshmitarë të kësaj ngjarje, thonë prapa kamerave për FRONTAL, se sjellja e aktorit karshi policëve nuk ka qenë fare e mirë.

Por, siç duket, kjo shenjë nuk vlen as për shoferët tjerë të kësaj lagje.

Ndryshe, vetëm një javë më parë ai u aksidentua afër Qendrës Universitare, tek lokalet e Lesnës, siç njihet kjo zonë në rrugën Eqrem Qabej. Aksident ky pa lëndime, por që aktori mori vetëm një goditje në veturë nga një qytetarë, madje rasti nuk u raportua në polici pasi palët e përfunduan çdo gjë me marrëveshje./T7/GazetaBlic

08/29/2018 14:11

Videoja e Stupcave për kanagjegj iu shkrin së qeshuri