Sporti

Menaxheri i Hysajt: Ai do të largohet nga Napoli

05/07/2020 15:58
nga:M K

Aventura e Elseid Hysajt në Napoli është në përfundim e sipër.

Këtë e ka konfimruar menaxheri i lojtarit, Mario Giuffredi, i cili në një prononcim për “Radio Kiss Kiss”, media shumë e afërt me Napolin, ka thënë se klubi tashmë e ka mësuar vendimin tonë, përcjell GazetaBlic.

“Ne tashmë ia kemi konfirmuar Napolit se nuk do të rinovojë kontratën, e cila skadon vitin e ardhshëm, andaj edhe do të dëshironim të largoheshim.

De Laurentiis ka qenë i njoftuar për këtë qysh para 20 dite, në mënyrë që të ketë kohë të gjejë zgjidhje më të mirë”, ka thënë mes tjerash Giuffredi.

Përfaqësuesi shqiptar tash e pesë vite është pjesë e “Il Partenopei”, kurse ka klauzolë largimi prej 50 milionë për ekipet jashtë Italisë, por Napoli nuk do të pëlqente që ta humbë me zero euro vitin e ardhhsëm, kështu që do të shqyrtojë cilëndo ofertë që i vie në tavolinë.

/GazetaBlic/

08/22/2020 20:57

Gazetari i njohur italian: Hysaj pranë rinovimit me Napolin