Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në Malishevë, ka shprehur mirënjohjen e thellë për sakrificat e familjeve të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përmendur veçanërisht familjen e Ramë Bibaj, i njohur si Mixha Ramë, raporton GazetaBlic.
Krasniqi theksoi se kontribuimi i kësaj familjeje dhe i shumë të tjerëve ka qenë thelbësor për lirinë e Kosovës.
Ai premtoi se në qeverisjen e ardhshme të PDK-së, me Bedri Hamzën në krye, veteranët do të gëzojnë respektin dhe dinjitetin që ata meritojnë.