Lajme

Memli Krasniqi për vdekjen e 26 vjeçarit: Vitia ka përgjegjësi morale, për këtë arsye duhet të jap dorëheqje

05/08/2020 00:01
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë që ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të jap dorëheqje pas rastit tragjik të vdekjes së 26 vjeçarit, Agon Musli në Qendrën Studentore.

Krasniqi në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që ka qenë e qartë prej fillimit që i ndjeri është dashur që të dërgohet në vetizolim, kur është kthyer në Kosovë.

“Kemi kërkuar që të jap dorëheqje edhe ministri Vitia edhe ministri Sveçla, në momentin kur ka ndodhur rasti tragjik i vdekjes së 26 vjeçarit. Duke qenë se ka qenë i privuar nga liria, në kuptimin e karantinimit, me vendim të këtyre ministrave dhe ka pasë dëshmi qysh para se të vinte se duhet të lëshohet në shtëpi për vetizolim”.

“Edhe në listën e ambasadës ishte bërë e ditur se ai duhet të dërgohet në vetizolim në shtëpi. Ai ka qenë i vetmi prej atyre që janë paraparë për të shkuar në vetizolim dhe i vetmi që i është ndryshuar vendimi dhe është dërguar në karantinim”.

“Mendoj që minimumi që është në përgjegjësi morale për të mundësuar hetime të paanshme është që të ipet dorëheqja”.

Krasniqi ka theksuar se puna e mirë gjatë pandemisë është bërë sipas tij nga punëtorët shëndetësore dhe jo nga politikanët.

“Punën e mirë në pandemi e ka bërë IKSHPK-ja, mjekët dhe infermierët e Klinikës Infektive, nuk e kanë bërë politikanët. As ato çka kanë qenë përgjegjësi e qeverisë, ose nuk janë bërë si duhet ose janë bërë me vonesë”.

Besnik Bislimi për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit nga Gjilani: Gjërat do të dalin në dritë, Vitia s’ka fije përgjegjësie

05/23/2020 23:17

Krasniqi: Koronavirusit i ka ardhur fundi, kështu festojeni Bajramin