Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Polac, Klinë të Mesme e Lagjen 6 të Skenderajt, ku tha se ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm për fitoren e PDK-së më 17 tetor.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Drenica është zemra e Kosovës e Partia Demokratike e Kosovës është në zemrën e Drenicës e të Skenderajt.
“Në Skenderajn e PDK-së, në Skenderajn e fitoreve tona të padiskutueshme, e ritheksuam se Partia Demokratike e Kosovës është një, unike dhe e pandashme.
Dilemë se kush është PDK-ja nuk ka, e s’ka për të pasur asnjëherë. Dhe në Skenderaj, si çdokund tjetër, PDK-ja e ka vetëm një adresë, numrin 177.”, shkruan ai.