Lajme

Memli Krasniqi i kundërpërgjigjet Vetëvendosjes për hetim ndaj SHIK-ut, ky është paralajmërimi i tij

11/06/2017 17:39
nga:D.I

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka komentuar paralajmërimin e iniciativës së Lëvizjes Vetëvendosjes për hetim ndaj SHIK-ut.

Në një prononcim për “Gazeta Blic”, Krasniqi ka thënë se Veseli e ka të qartë qëndrimin për çështjen e hetimit të SHIK-ut pasi që këtë gjë e ka thënë në Kuvendin e Kosovës.

Kadri Veseli ditë më parë në seancën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës ka thënë se unë do të jap dorëheqje nëse është dënuar një person i SHIK-ut.

Madje ai vet ka bërë thirrje që kësaj çështje t’i shkohet deri në fund punës së SHIK-ut pasi që sipas tij ai është i ka duart e pastra.

“Qëndrimi i z. Veseli për këtë çështje është shumë i qartë dhe publik, e keni dëgjuar të gjithë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.

Krasniqi më tej ka paralajmëruar se PDK do të flas qartë pas zgjedhjeve sepse tani është kohë fushate.

Ai më tej ka thënë se shpreson që opozita në këtë rast Vetëvendosje të mos e tërheq këtë iniciativë më vonë.

“Mund t’ju them se do të flasim shumë më qartë pas zgjedhjeve se tash është kohë fushate. Shpresojmë se këta që paskan fol sot, nuk do të tërhiqen nga iniciativa më vonë”, ka deklaruar Krasniqi për Gazeta Blic.

Ndryshe kujtojmë se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu u ka bërë ftesë publike dy deputetëve të LDK-së, Lumir Abdixhiku e Driton Selmani që të japin nënshkrimet e tyre për hetimin e SHIK-ut.

Ajo në një shënim në Facebook ka thënë se VV i ka 32 vota dhe u nevojiten edhe 8 të tjera në mënyrë që të hetohet SHIK-u, përmes një komisioni parlamentar.

Në anën tjetër “Gazeta Blic”, ka kontaktuar edhe me deputeti e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj i cili ka deklaruar se i duhet kohë për ta analizuar ftesën që iu është bërë nga deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, që të nisen hetimet ndaj organizatës së SHIK-ut./GazetaBlic.com/

11/20/2017 18:04

Ismaili: Do të fitojmë në Prizren!