Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar në Malishevë, për tubimin përmbyllës.
Krasniqi thekson se rreth vizionit dhe programit të Isni Kilajt janë bërë bashkë të gjithë qytetarët e partitë politike në këtë komunë, pa dallim.
Ai tutje thekson se nuk ka asnjë dilemë për fitoren dhe rikthimin e PDK-së në Malishevë
“Tashmë nuk ka asnjë dilemë për fitoren dhe rikthimin e PDK-së në Malishevë. Sepse këtë fitore e përcakton vota dhe besimi i qytetarëve. E qytetarët e Malishevës janë përcaktuar për të ardhmen, për zhvillimin kundër stagnimit, për qeverisjen transparente kundër abuzimit, dhe për mundësi të barabarta për gjithsecilin, pa dallim. Epoka e keqqeverisjes së Malishevës do të marrë fund me 14 nëntor, ditën kur kryetari Isni Kilaj dhe ekipi i tij do të rinisin zhvillimin e transformimin e kësaj komune aty ku e kanë lënë, për ta nxjerrë Malishevën në tjetër nivel.”, shkruan Krasniqi.