Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një fillim të ri, e që sipas tij ai është me Bedri Hamzën kryeministër.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se sot, Hamza në Konventën e PDK-së shpalosi një plan konkret, serioz dhe të domosdoshëm për ta kthyer stabilitetin dhe shpresën në çdo familje.
“Bashkë. Përpara. Me Bedri Hamzën! Sot, në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës, u paraqit qartë vizioni se në cilën rrugë duhet të ecë vendi ynë. Kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza, shpalosi një plan konkret, serioz dhe të domosdoshëm për ta kthyer stabilitetin dhe shpresën në çdo familje”.
“Kosova ka nevojë për një fillim të ri. Dhe ky fillim nis me bashkim, me unitet politik e shoqëror, me fokus te problemet reale të qytetarëve dhe me vendime që e çojnë vendin para, jo pas. Ky është momenti për të ecur – Bashkë. Përpara!”, ka shkruar ai.


