Showtime

Mel B finalizon divorcin

08/09/2018 15:59
nga:N S

Mel B ka finalizuar divorcin me Stephen Belafone, pas një beteje të gjatë ligjore përplot skandale.

Gjykata në Los Angeles ka vendosur që Mel B t’i paguajë faturat ligjore të ish bashkëshortit 350 mijë dollarë si dhe të ofrojë alimentacion për vajzën e tye gjashtëvjeçare Madison, 5 mijë dollarë në muaj.

Qifti janë ndarë në vitin 2017, kur edhe këngëtarja e akuzoi Belafonte se e kishte rrahur.

Këto akuza, të cilat Belafonte i kishte mohuar, janë hedhur poshtë gjatë rastit në gjykatë.

07/10/2018 20:48

Këngëtarja Mel B ndalon intervistën pasi anëtari tjetër i jurisë së “X Factor” e ngacmon