Fit&Sexy

Mekanizmi me anë të së cilit qelizat e kancerit i rezistojnë kimioterapisë

09/18/2019 13:57
nga:L I

Një studim i fundit ka zbuluar mekanizmin se si qelizat kancerogjene i rezistojnë kimioterapisë, nuk shkatërrohen dhe kthehen edhe më të forta.

Në vend që të vdesin për shkak të shkatërrimit të AND-së së tyre, qelizat kancergjene vetëm ndalojnë së përhapuri. Ato gjatë kimioterapisë kalojnë në një gjendje dormance, mirëpo në aspektin metabolik ato janë aktive, qe do të thotë se ato nuk shkatërrohen.

Ky mekanizëm është zbuluar në qelizat e kancerit të gjirit dhe shkatohet nga një gjen i quajtur TP53. Ky gjen prodhon një sasi të lartë të molekulave inflamatore dhe faktorë të tjerë, të cilët promovojnë dhe ndihmojnë riaktivizimin e qelizave të tumorit.

Autori i këtij studimi Dr. Crystal Tonnessen –Murray, nga Universiteti Tuale në Neë Orlans tha: “Të kuptuarit e saktë të këtij mekanizmmi, i cili e lejon mbijetesën e qelizave tumorale edhe pas kimioterapisë është shumë i rëndësishëm në gjetjen e shërimit të kancerit”.

Dr. Tonnessen dhe ekipi i tij e kanë kryer këtë eskperiment edhe në minj edhe në kushte laboratorike dhe fatkeqësisht rezultatet ishin të njëjta.

“Inihbimi i procesit, cili i mbanë aktive dhe e pamundëson shkatërrimin e qelizave tumorale do të ishte mënyra e duhur për krijimit e metodave terapeutike”.

Studimi u publikua në revistën shkencore “Cell Biology” dhe përbën një zbulim shumë të rëndësishëm për kancerin.