Sporti

Mekaj: KB Peja është pranë shuarjes, Suhereka është i vetmi qytet që frymon basketboll

01/06/2018 10:54
nga:Lorik J

Skuadra nga Theranda, KB Golden-Eagle Ylli, ka arritur ta transferojë, Leonard Mekajn.

Deri më tani, ai ka mbrojtur ngjyrat e ekipit, KB Peja. Mekaj ka zhvilluar paraqitje të mira me pejanët, ku edhe më pas arriti të grumbullohet rregullisht me Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll.

22 vjeçari cilësohet si një ndër basketbollistët më premtues të vendit, ku rekordi i tij është 28 pikë për ndeshje.

Mekaj ka bërë të ditur arsyjen e largimit nga KB Peja ekskluzivisht për “GazetaBlic”.

“Arsyeja e largimit nga KB Peja ka qenë pasi klubi është drejtë shuarjes dhe nuk i ka kryer obligimet ndaj meje. Unë nuk kam pasur mundësi të udhëtoj nga Prishtina në Pejë për stërvitje me shpenzime të mija”, deklaroi fillimisht Mekaj.

Më pas basketbollisti 22 vjeçar, foli edhe për objektivat me skuadrën e Golden Eagle Yllit.

“Pritshmëritë tani i kemi të mëdha. Jemi një grup i mirë i lojtarëve, kryesia dhe tifozët më kanë pritur shumë mirë. Suhareka momentalisht është i vetmi qytet që frymon basketboll, janë shumë të flaktë dhe kjo gjë më pëlqen më së shumti”, tha Mekaj për Gazetën Blic.

Mekaj më pare kishte qenë pjesë e Sigal Prishtinës.

09/14/2019 23:35

Peja vazhdon përforcimet para startit të edicionit të ri, 2019/2020