Cool

Mein Kampf: Çfarë ndodhi me paratë e Hitlerit pas vdekjes së tij?

03/23/2020 08:49
nga:N S

Është e vërtetë se Mein Kampf e bëri Hitleri një njeri shumë të pasur.

I shkruar fillimisht si një trakt politik, por edhe si një mënyrë për të hequr shpenzimet e gjyqit të Hitlerit për tradhëti në vitin 1924, libri është përkthyer në 16 gjuhë dhe ishin shitur rreth tetë milionë kopje në kohën e vdekjes së autorit të tij, në vitin 1945.

Në ndërkohë, është vlerësuar të ketë fituar rreth 1 milion dollarë në vit në honorare, të cilat financuan blerjen dhe zgjerimin e vendbanimit të tij në Alpe, në Berghof pranë Berchtesgaden.

Megjithatë, pavarësisht të gjithë pasurisë së dukshme, Hitleri ishte një karakter tepër asket, i cili kishte pak “ndjenja” për paranë, dhe – kur u bë Kancelar dhe Führer – kishte shumë pak nevojë për të.

Në të vërtetë, ai madje zgjodhi të heqë dorë nga paga kancelarit të Rajhut dhe, si kujton shërbyesi i tij kujton, nuk mbante asnjëherë vetë para. Kështu, honoraret nga Mein Kampf u administruan nga menaxheri i biznesit të Hitlerit, Max Amann, drejtor i botuesit të tij, Franz Eher Verlag në Mynih – një nga shtëpitë botuese më të pasura dhe më me ndikim në Gjermaninë naziste.