Lajme

Medreseja “Alauddin” ndesh Shpend Ahmetin me LDK

03/07/2018 09:38
nga:Q F

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës nëpërmjet një njoftimi dërguar shkollave ka bërë të ditur se ceremoninë për nder të Ditës së Mësuesit – 7 Marsit do ta mbajë në shkollën fetare, medresenë “Alauddin”.

Një veprim i tillë ka nxitur reagimin e opozitës dhe të prindërve.

Për LDK-në një veprim i tillë është i pakuptimtë, ngase ka salla të mjaftueshme në kryeqytet ku do të mundë të mbahej ceremonia për nderim të kësaj dite, shkruan sot “Koha Ditore”.

Agim Gashi, shef i Grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka thënë se ai vetë ka shprehur indinjatë me këtë veprim dhe se reagimin e tij do ta manifestojë me bojkotim të kësaj ceremonie.

“Reagimin do ta shpreh me mospjesëmarrje në atë ceremoni. Mua më ka ftuar shërbimi i Drejtorisë përkatëse, por as të hënën nuk kam marrë pjesë në të dhe as të mërkurën nuk do të marr pjesë”, ka thënë Gashi.

Ai ka sqaruar se nuk ka asgjë kundër Medresesë, porse duhet ruajtur karakterin e shkollës laike dhe ceremonitë e tilla duhet organizuar në salla që nuk përfaqësojnë ngjyrime religjioze.

09/19/2018 18:14

Pas takimit me ambasadorët Isa Mustafa tregon qëndrimin e qartë të LDK-së për dialogun