Lajme

Mediet serbe: Londra shtyn seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

10/28/2019 08:57
nga:B. D

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën e planifikuar për 31 tetor, është në pikëpyetje.

Kësisoj raporton Veçernje Novosti, sipas së Mbretëria e Bashkuar duket se qëndron prapa saj.

Gazeta thekson se seanca mund të shtyhej për “një arsye të çuditshme” sepse, sipas burimeve të saj në të nuk mund të merr pjesë ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.

Sipas Novostit, Mbretëria e Bashkuar qëndron pas kësaj, duke marrë kryesimin e Këshillit të Sigurimit më 1 nëntor, në mënyrë që, me kërkesën bërë një muaj më parë, agjenda e planifikuar të mund të ndryshonte, domethënë do të largonte debatin për Kosovën, transmeton Klan Kosova.

Ish-ministri i Jashtëm serb, Vlladislav Jovanoviq i tha gazetës se “kjo mund të jetë një manovrim nga patronët shqiptarë për të hequr përsëri Kosovën nga KB”, por shtoi se ai nuk mendon se do të kalojë.

Ai shprehet se edhe nëse Çitaku nuk shkon, dikush nga Prishtina mund të vijë dhe të paraqesë pozicionin e tyre.

“Novosti” thekson se është e mundur që britanikët dëshirojnë që Kosova të jetë temë diskutimi kur ata kryesojnë debatin.

11/18/2019 19:43

Eliot Engel: Këtë përbërje duhet ta ketë Qeveria e re e Kosovës. Paralajmëron rrezik nëse ndodh prekja e kufijve