Lajme

Mediat serbe të befasuara me vizitën e Haradinajt, vazhdojnë ta ‘vajtojnë’ taksën 100%

12/06/2018 14:31
nga:FL.B

Përderisa kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ishte mysafir në familjen e Slavisa Jakovljeviqit në Plemetin të Obiliqit, familje kjo e cila i takon komunitetit serb, nuk kanë munguar shkrimet e shumta të mediave të shtetit fqinj – Serbisë, shkruan GazetaBlic.

Është mediumi B92, ai i cili nuk ka harruar të shkruaj se si ata e shohin Haradinajn, duke e quajtur atë si “Kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtinës”.

Ky medium në shumicën e kohës i është referuar një shkrimi të Haradinajt, që e ka bërë publik në rrjetet sociale, derisa krejt në sfond ka përmendur edhe vendimin e marrë nga shteti i Kosovës për t’u vënë taksa prej 100% produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ai e ka ripërsëritur qëndrimin e tij që masa e marrë për t’u vënë 100% taksa produkteve që vijnë nga Serbia, nuk do të ketë aspak ndikim në popullatën serbe, dhe se këto vendime i ka marrë me qëllim që t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve për një jetë më të mirë.” – thuhet ndër të tjerash në artikullin e publikuar nga B92.

Në anën tjetër, portali “Kosovo Sever (KoSSev)” me shkrimin e tij po konsideron që Kosova e Serbia janë në kulmin e tensioneve pas vendimit të Kosovës për vënie të taksave për 100% ndaj produkteve të këtij shtetit. Pjesën tjetër të shkrimit, të tërin e ka të bazuar në shkrimin e bërë publik nga kryeministri Haradinaj, në Facebook.

Në kulmin e tensioneve të ngritura në mes të Beogradit dhe Prishtinës, e të cilat po ndodhin, ndër të tjera për shkak se qeveria e tij ka vendosur tarifat doganore mbi produktet serbe dhe boshnjake për 100 për qind, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen serbe në Plemetin. Këtë përshtypje, ai e ndau në faqen e tij në Facebook”- e nisë lajmin Kossev, njofton GazetaBlic.

Sot isha mysafir në familjen e Slavisa Jakovljeviq në Plemetin të Obiliqit, të cilën e sigurova se komunitetit serb do…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mercredi 5 décembre 2018

Edhe mediat vizuale kanë raportuar njëkohësisht për vizitën e kryeministrit Haradinaj në një familje serbe. Është televizioni “PRVA” ai i cili ka raportuar për këtë vizitë në edicionin qendror të lajmeve, derisa të gjitha informacionet i ka të lidhura me shkrimin e Haradinajt.

Ramush Haradinaj ka vizituar familje serbe të Sllavisha Jakovlejviqit në Plemetin të Obiliqit, vend ky nga ku, siç ka thënë ai, ka marrë konfirmimin se Kosova është shtëpi e përbashkët e Shqiptarëve dhe Serbëve.” – nisë lajmi në televizionin “PRVA” për të përfunduar më pas me statistikat, siç thuhet – të vitit 1991, se në komunën e Obiliqit, gjyma e banorëve janë shqiptarë ndërsa gjysma tjetër është e banuar me serbë, malazez dhe rom. (Kliko këtu për ta parë videon / Minuta 12)

/ © GazetaBlic /

12/15/2018 01:01

Moti ‘befason’ vikendit