Sporti

Mediat serbe: Shqiptarët po na provokojnë para ndeshjes me Zvicrën

06/19/2018 20:23
nga:Lorik J

Mediat serbe ende po merren me ‘provokimet’ e shqiptarëve në Facebook.

Sipas tyre, një postim i ‘Albanian Soccer’, përmban provokim nga ana e shqiptarëve. Siç të gjithë e dijmë, Zvicra e shqiptarëve do të luajë kundër Serbisë të premten me fillim nga ora 20:00.

Në ekipin e Zvicrës, populli shqiptar mburret me lojtarët si Behrami, Xhaka, Shaqiri e Xhemaili dhe natyrisht se i përkrahin.

E kjo i ka penguan mjaft shumë serbeve, apo më saktë medias, ‘Kurir’ të cilët kanë postuar një artikull, ku shkrujnë:

“Shqiptarët po provokojnë para ndeshjes kundër Serbisë dhe Zvicrës që zhvillohet të premten në Rusi. Shqiptarët e konsiderojnë ekipin zviceran si ekipin e tyre “B”, sepse në këtë ekip luajnë shumë lojtarë me origjinë shqiptare të lindur në Kosovë dhe Metohi dhe Maqedoni. Në ekipin e Vladimir Petkoviç, luajnë Shaqiri, Blerim Dzemaili, Valon Behrami dhe Granit Xhaka. Tre ditë para ndeshjes në Kaliningrad “Albanian Soccer” ka postuar një mesazh me përmbajtje të pabesueshme:

Ja postimi i Albanian Soccer:

“Më 22 qershor 2018 Serbia dhe Zvicra luajnë (Shqipëria B). Kjo ndeshje sigurisht do të jetë e mbushur me tensione dhe do t’u mësojë serbëve se disfata e tyre është në ADN”, shkruhet në postimin e Albanian Soccer”.

/GazetaBlic/

07/22/2018 20:25

Zyrtare: Ozil pensionohet nga Gjermania