Lajme

Mediat serbe shkruajnë për vizitën e Clinton-it në Kosovë

06/12/2019 09:03
nga:L H

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton dhe ish-sekretarja, Madeleine Albright po qëndrojnë në Kosovë me rastin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit kur trupat e NATO-s u futën për t’i dhënë fund masakrave dhe gjenocidit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Mirëpo gjithë kësaj vizite të lartë të personaliteteve të ndryshme botërore të cilat po qëndrojnë në vend, nuk kanëë myundur t’u ikun as mediat serbe.

Këto media kanë shkruar se Clinton ka ardhur për ta festuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

“Bill Clinton mbërriti në Kosovë me rastin e 20 vjetorit të hyrjes në NATO”, shkruan Danas.

“Klinton: Kosova është një shembull për botën” është titulli tjetër ui një media tjetër.

Ndryshe me rastin e kësaj feste, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Ndërsa nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.

Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish- presidentit Clinton.Me këtë rast ftohen qytetarët e Republikës së Kosovës që të bashkohen në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s.