Mediat serbe kanë raportuar se tre persona janë arrestuar në Graçanicë.
Këto raportime, mediat në Beograd i bazojnë në deklaratat e drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, shkruan lajmi.net.
Sipas Petkoviqit, personat e arrestuar janë serbët të cilët i kanë vendosur billbordët, “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe”.
Në bazë të raportimeve, policia ua ka bërë të qartë protestuesve se kushdo që vendos billborde të tilla provokative arrestohet.
Të arrestuarit, sipas mediave serbe janë dërguar në stacion e më pas janë liruar.