Tre persona humbën jetën mbrëmë si dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit i cili po bartte nxënës.
Në mesin e viktimave si pasojë e këtij incidenti është shoferi i autobusit dhe dy nxënës.
Autobusi po qarkullonte në relacionin Gjakovë – Deçan në kohën kur ndodhi gjuajtja me armë.
Lidhur me këtë rast kanë raportuar edhe mediet e mëdha ndërkombëtare si Reuters, Washington Post dhe AP News.
Reuters raporton se një person i maskuar kishte hapur zjarr drejt autobusit që po bartte pasagjerët gjithashtu edhe nxënësit e shkollave që po ktheheshin në shtëpi.
Agjencia amerikane gjithashtu citon edhe deklaratën ku Veton Elshani zëvendës-drejtor i policisë në Pejë tha se ishte vetëm një sulmues në këtë incident.