Sporti

Mediat italiane: Interi i gatshëm që të firmos me Bale

07/22/2019 16:06
nga:Ideal

Inter thuhet se janë në bisedime për të sjell Gareth Bale në klub.

Zinedine Zidane konfirmoi se Bale duhet të largohet nga Reali, madje atë menjëherë, përcjellë GazetaBlic.

Një rikthim në Tottenham dhe një lëvizje fitimprurëse në Kinë u paraqitën shpejt, por Nicolo Schira i Gazzetta dello Sport thotë se Inter tani dëshiron t’i japë Antonio Conte një lojtar të madh.

Kështu Schira shkruan se bisedimet janë në progres për 30-vjeçarin.

Bale ka shënuar 102 gola dhe ka siguruar 64 asistime për gjashtë vjet me Los Blancos, duke fituar tre Ligat e Kampionëve dhe një titull të La Ligas.

Megjithatë, Uellsiani kurrë nuk është përkrahur fuqishëm nga tifozët e klubit dhe ka pasur lëndime të shumta.



/GazetaBlic/