Sporti

Mediat britanike: Modriç e fiton “Topin e Artë”

07/12/2018 18:12
nga:Y.K

Luka Modric është një nga merat më të lakuar në këtë Botëror që lidhet me fitmin e çmimit të “Toput të Artë”.

Mesfushori i Real Madrid po shkëlqen edhe me kombëtaren e tij ku dje mundën Anglinë dhe tashmë do të përballen me Francën ditën e diel për finalen e madhë të Botërorit.

Së fundmi është tabloidi prestigjoz britanik, Dayli Mail, që në një editorial kushtuar Luka Modriç thotë se ai duhet të jetë patjetër fitues i “Topit të Artë” këtë vit.

“Edhe nëse humbet finalen e Kupës së Botës, Modriç duhet të bëhet fitues i “Topit të Artë”, që është bërë pronë e Ronaldos dhe Messit prej vitit 2008, – shkruan Dayli Mail në versionin online. – Fitimi i Ligës së Kampionëve për herë të tretë dhe udhëheqja e Kroacisë drejt finales së Kupës së Botës është arritje e futbollit në 2018 dhe për këtë Modriç duhet të shpërblehet. Kështu, do të ishte hera e parë që ky çmim do t’i jepej dikujt tjetër, emri i të cilit nuk është as Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo, që e kanë fituar atë prej vitit 2008”.

Nëse Modriç do ta fitojë Kupën e Botës të dielën, ai do të bashkohet me një grup elitë, prej vetëm tetë lojtarësh, që kanë fituar me vendin e tyre dhe klubin dy herë më parë. Në vitin 1974, Sepp Maier, Paul Breitner, Hans-Georg Schëarzenbeck, Franz Beckenbauer, Gerd Muller dhe Uli Hoeness, fituan me Gjermaninë Perëndimore, duke e bërë këtë edhe me Bayern Munich. Në vitin 1998, Christian Karembeu fitoi me Real Madridin dhe Francën, ndërsa në vitin 2002, Roberto Carlos e bëri këtë me Brazilin dhe Real Madridin. Të dielën, Raphael Varane mund të arrijë dopietë me Francën dhe Real Madridin, por arritja e Modric do të ishte më e madhe, pasi Kroacia ka rreth 800 futbollistë profesionistë të mirfilltë në një popullsi prej katër milionë banorësh. /albeu.com/

10/22/2018 09:55

Luka Modric me dhuratë speciale për Kadri Veselin