Lajme

“Me votimin e Qeverisë së re, do të marrë fund qeverisja arbitrare, e mbështetur nga struktura jashtë politike e militante”

05/13/2020 20:34
nga:Gazeta Blic

I nominuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se me qeverisjen e re, që do të udhëhiqet nga LDK, do të marrë fund qeverisja arbitrare, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se në Qeverinë e re do të promovojmë kulturë institucionale sipas standardeve evropiane.

“Me votimin e Qeverisë së re, do të marrë fund qeverisja arbitrare, e mbështetur nga struktura jashtë politike e militante, që ka vënë institucionet e shtetit në funksion të partisë, që e ka polarizuar shoqërinë dhe ka dëmtuar partneritetet ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Ministrat nga LDK-ja, gjatë kësaj periudhe të qeverisë në detyrë, e kanë bërë punën në resorët e tyre në përputhje me obligimet ligjore që kanë pasur.

Sot, në Mbledhje të Qeverise në detyrë, ata treguan se LDK-ja ka tjetër kulturë të qeverisjes – që është respektimi i institucionit dhe i shtetit të Kosovës, por edhe moslejimi i cenimit të integritetit personal dhe institucional.

Në Qeverinë e re do të promovojmë kulturë institucionale sipas standardeve evropiane.

Me votimin e Qeverisë së re, do të marrë fund qeverisja arbitrare, e mbështetur nga struktura jashtë politike e militante, që ka vënë institucionet e shtetit në funksion të partisë, që e ka polarizuar shoqërinë dhe ka dëmtuar partneritetet ndërkombëtare.

Mustafa për protestën e VV-së: Ky është kërcënim për ardhjen e Qeverisë së re, rruga nuk është zgjidhja!