Lajme

Me vetëm një votë më shumë se Fahri Osmani, Naim Fetahu zgjedhet kryetar i PDK-së në Podujevë

04/21/2019 19:17
nga:Gazeta Blic

Naim Fetahu ka arritur të zgjedhet kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Me rezultat tepër të ngushtë, pra vetëm një votë më shumë arriti që t’i mundësojë Fetahut zgjedhjen në krye të degës së PDK-së në Llap.

Sipas burimeve të Indeksonline Naim Fetahu grumbulloi 117 vota, kurse kundërkandidati Fahri Osmani mori 116 vota.

Naim Fetahu

Gjithashtu është theksuar se kandidati Fahri Osmani pati përkrahjen e shumë të rinjve në këtë garë,  kurse i sapozgjedhuri në krye të degës së PDK-së në Podujevë, Naim Fetahu u përkrah më shumë nga strukturat e vjetra të PDK-së në Podujevë./Indeksonline/

Fahri Osmani

05/24/2019 23:50

Haradinaj takon bizneset e diasporës