Lajme

Më shumë se 400,000 shtetas të BE-së aplikojnë për të qëndruar në Britani të Madhe pas Brexit-it.

04/11/2019 09:06
nga:Gazeta Blic

Më shumë se 400,000 shtetas europianë kanë aplikuar për të siguruar qëndrimin e tyre në Britani të Madhe pas Brexit-it, ka zbuluar Zyra Kombëtare.

Numri i aplikacioneve të marra është rritur për rreth 200,000 persona që nga muaji i kaluar. Ndërsa më shumë se 230,000 njerëz aplikuan gjatë fazave të testimit përpara nisjes së plotë të aplikimit më 30 mars. Zyra Kombëtare njoftoi gjithashtu se 57 organizata do marrin fonde për të ndihmuar vullnetarët gjatë aplikimit.

Sekretari i Zyrës, Sajid Javid, tha: “Qytetarët e BE-së kanë kontribuar aq shumë në këtë vend dhe ne duam që të qëndrojnë të gjithë. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë që skema e zgjidhjes së BE-së të jetë e lirë dhe e thjeshtë për t’u përdorur. Është e rëndësishme që askush nuk ka mbetur prapa, dhe po i mbështesim njerëzit që mund të kenë vështirësi në aplikim.” “Shuma prej 9 milion funte do të ndihmojë për ta zgjidhur këtë”, u shpreh ai.

Shumë e cila ndihmon individët të cilët mund të jenë të margjinalizuar, ose kanë nevojë për ndihmë shtesë për dorëzimin e aplikimit të tyre.

Zyra potencoi se aplikimi është i hapur për shtetasit e shteteve anëtare të BE-së, përfshirë anëtarët nga Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.
Aplikantëve të suksesshëm u jepet statusi i imigracionit, që konfirmon të drejtën e tyre për të vazhduar jetesën dhe punën në Britani të Madhe për një kohë të pacaktuar.

Zyra Shtetërore u shpreh se afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 30 qershor 2021, nëse Britania e Madhe arrin me BE-në një marrëveshje, ose 31 dhjetor 2020, nëse Britania e Madhe përfundon pa marrëveshje.

Vlerësimet e qeverisë britaneze tregojnë se 3,5 milion deri 4,1 milion qytetarë të Zonës Ekonomike Evropiane, përfshirë anëtarët e familjeve të tyre, mund të kenë të drejtë të aplikojnë deri në fund të vitit 2020.

10/28/2019 13:50

Rama pesimist se BE-ja mund ta zgjidh konfliktin Kosovë-Serbi