Anëtari i AAK-së, Gani Dreshaj, ka thënë se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 veçon Ukë Blakajn nga lista e AAK-së për deputetë të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Ai është shprehur i bindur se Blakaj do të jetë një pasuri për Parlamentin e Kosovës dhe për partinë tonë.
“Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që ta mbështesim Ramush Haradinaj në punën e tij, për të avancuar përpjekjet e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe njohjes ndërkombëtare”, ka shkruar Dreshaj ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Me Ramushin në NATO
Të dashur familje, miq dhe Diasporë e nderuar,
Përfundimisht pas katër vitesh, kemi zgjedhje të rregullta parlamentare në Kosovë! Kam lexuar me kujdes listat e partive dhe kam vënë re se ka njerëz të mrekullueshëm në të gjitha partitë. Megjithatë, unë nuk mund të mbështes të gjithë, pasi jam angazhuar plotësisht për partinë time, AAK-në, dhe kandidatët e saj.
Dua të veçoj posaçërisht UK Blakajn. Ai është një kandidat që e mbështes plotësisht, pasi ai është jo vetëm një njeri i punës, por gjithashtu do të na përfaqësojë si shqiptarë të Kosovës, si në Kosovë, ashtu edhe në Diasporë, me krenari dhe hapësirë.
Duhet të angazhohemi veçanërisht për partitë dhe deputetët konservatorë që mbrojnë vlerat dhe traditat tona. Është një çështje për mbrojtjen e njerëzve të thjeshtë, të cilët shpesh janë në rrezik dhe që zëri i tyre mund të injorohet. Ne nuk mund të lejojmë që ata të mbeten pa zë. Është përgjegjësia jonë t’i përfaqësojmë dhe t’i mbrojmë ata.
Jam i bindur se Blakaj do të jetë një pasuri për Parlamentin e Kosovës dhe për partinë tonë. Duhet të vazhdojmë të mbështesim njerëzit që përfaqësojnë vlerat tona dhe që mund ta çojnë Kosovën përpara. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që ta mbështesim Ramush Haradinaj në punën e tij, për të avancuar përpjekjet e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe njohjes ndërkombëtare.
Le të qëndrojmë së bashku dhe të luftojmë për një të ardhme të fortë dhe të bashkuar për vendin tonë!
Me respekt,
Gani Dreshaj