Lajme

‘Me premtimet për heqjen e taksës, Thaçi po mundohet të tregojë që është njëshi’

01/07/2019 13:05
nga:M H

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka folur për Gazeta Blic, rreth premtimeve që i ka bërë  presidenti, Hashim Thaçit, për heqjen e taksës 100 për qind për Serbinë.

Rugova tha, që për taksë vendosë Qeveria dhe që është kompetencë e saj, dhe që për këtë nuk është përgjegjës Hashim Thaçi.

“Së pari taksën e vendosë qeveria dhe është kompetencë e qeverisë, dhe nuk është kompetencë as kushtetuese dhe as ligjore e presidentit të vendit”, është shprehur Rugova.

Deputeti shton më tej, se me këto veprime që po i bën Hashim Thaçi, ai po mundohet të tregoi që është njëshi në Kosovë.

“Por edhe ky është një nga veprimet e radhës dhe tregon çakordim të plotë, qartë primitive provinciale për të treguar se unë jam njëshi këtu. Kjo është miopi politike dhe tregon se sa të dobëta dhe të mjera janë politikat e krerëve të shtetit në raport me procesin e dialogut me Serbinë”, tha ai.

 

Deputeti, Naser Rugova

Kurse, analisti politik, Haki Abazi ka thënë që Kosova nuk ka nevojë për marrëveshje me Serbinë, dhe që nëse Thaçi lejohet të nënshkruaj marrëveshje të dizajnuar nga presidenti Vuçiq do të jetë e dëmshme për gjithë shqiptarët.

 

“Kërcënimi për shtetin e Kosovës vjen nga arbitrariteti dhe papërgjegjësi/ injoranca dhe analfabetizmi që ka bërë e treguar në vazhdimësi Thaçi dhe vartësit e tij. Kostoja që ka paguar vendi dhe qytetari është shumë e lartë por kjo kosto do të ishte nëse Thaçi do të lejohej që të nënshkruaj marrëveshje të dizajnuar nga Vuçiq dhe Rusia në dëm të Kosovës dhe në dem të shqiptarëve në përgjithësi”, ka thënë Abazi.

Analisti thotë që Serbia ka nevojë të reformohet dhe t’i pranojë përfundimisht krimet që ka bërë në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

“Kosova nuk ka nevojë për marrëveshje me Serbinë, ajo ka nevojë të reformohet dhe të demokratizohet për vete që të njohë dhe të pranojë përfundimisht krimet e bëra në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Kompromisi i shqiptarëve në Ballkan është bërë në Nishin, Sanxhakun, Malësinë e Ulqinit dhe të gjitha vendet që kanë burime natyrore të rëndësishme jetike- nuk kanë nevojë shqiptarët të bëjnë kompromise të reja për të paguar faturën e marrëdhënieve Serbi-Rusi e as qëllimet e Greqisë që shqiptarët të mbahen në konflikt artificial për të mos u bërë zot të shtëpisë së vet”.

 Analisit politik, Haki Abazi.

Për premtimet e dhëna rreth tërheqjes së taksës, presidenti Hashim Thaçi ka shkruar në Facebook.

 

“Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, i kam thënë gazetës “The Washington Post”, duke kërkuar që SHBA-ja të marrë rol udhëheqës në koordinimin e inputit ndërkombëtar për Marrëveshjen Paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. Ndërgjegjja jonë na kërkon – dhe është detyrë e jona historike – që të bëjmë paqen të mundshme dhe të vërtetë”./

/GAZETA BLIC./

03/23/2019 11:30

Florenzi nuk po këndellet nga lëndimi, ja sa gjatë do të mungojë