Ditën e djeshme, Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës.
Me këtë rast nuk munguan urimet nga fytyrat publike të cilët u shprehën se janë mjaft të lumtur, shkruan GazetaBlic.
Kështu bëri, edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Miranda Hashani, ku zgjedhi një thënie të Ibrahim Rugovës për të uruar Presidenten.
“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj”, Dr. Ibrahim Rugova. Urime Vjosa”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Miranda Hashani./GazetaBlic/



