Showtime

Me një poezi të Dritëro Agollit, Lutfi Haziri zgjedh ta uroi bashkëshorten për ditëlindje

05/25/2020 19:13
nga:N S

Bashkëshortja e Lutfi Hazirit sot ka ditëlindjen. 

Me një postim në Instagram, kryetari i Gjilanit e uroi me fjalë zemre, shkruan portali GazetaBlic.

Ai i ka kushtuar një poezi të shkrimtarit Dritëro Agollit.

‘Ka ditëlindjen sot kjo artiste
Dhe s’merret vesh sa vjet po mbush,
Kjo s’është e errët veç për mua,
Se ç’vite mbush, s’e di askush..
Ndaj unë e them këtë me bindje,
E them këtu, e them kudo:
Çdo grua ka veç ditëlindje,
Dhe vit të lindjes mos kërko…
| D. Agolli |
Gezuar ditelindjen
Te duam Luta @ Kenga, Loti, Mimas & Lumi’, ka shkruar Haziri.

Ndryshe, në këtë postim mori komente të shumta nga ndjekësit duke e uruar ditëlindjen e gruas së tij.

/GazetaBlic/

 

 

05/04/2020 18:09

Haziri: Në LDK nuk është folur për ndarjen e ministrive!