Sporti

Më në fund flet Klopp, tregon se a ka probleme me Shaqirin!

04/18/2019 15:08
nga:Lorik J

Xherdan Shaqiri ka qenë në fushë vetëm për një minutë në 7 ndeshjet e fundit të Premierligës.

Në ndeshjen e parë kundër Portos, Shaqiri ishte afër inkuadrimit në lojë – por nuk mundi të zëvendësohet për shkak të mbarimit të ndeshjes, përcjell GazetaBlic.

Në 17 ndeshjet e ligës nga nëntori deri në janar, Shaqiri ka luajtur mesatarisht mbi 50 minuta për lojë, ku edhe ka shënuar 6 gola.

Sigurisht që nuk ka arsye për prishje të raporteve mes Klopp dhe Shaqirit dhe këtë e pranon edhe tekniku gjerman.

“Gjithçka është mirë mes meje dhe Shaqirit. Ne kemi shumë lojtarë të mirë në skuadër”, tha Klopp pas ndeshjes së djeshme.

/GazetaBlic/