Opinion

Me mbajtë gjithkush shpi, Kola jem i kish mbajtë tri

07/27/2019 00:39
nga:Haxhi Avdyli

Haxhi Avdyli

Me mbajtë gjithkush shpi, Kola jem i kish mbajtë tri.

Një thënje që shkon për këta të PAN që mbrapsht ia patën nisë koalicionit në gjysmë të natës, e ma zi po e përmbyllin. Shpresonin të merrnin shumicën e me pakica të udheqnin qeverinë.

Deshtuan, prandaj iu desht ndihma e mercenarëve politik nga LAA dhe LVV për të afruar me numra te pushteti të ciliës qeveri ia dha në fund Aminin Vuqiqi me 10 votat e tij. U pa që pushtetin e donin per klane, e zhvatje për qelime grupore por shpejt u zunë mes vete.

Vuqiqi u tërhoq i pari, pastaj Kadriu e Hashim kërcenonin çdo ditë , dikur ia filloi edhe Fatmiri.

Edhe partneri jozyrtar i koalicionit Shpendi u përjashtua nga dialogu edhe ai u hidherua. Asnjeri me asnjerin nuk flitnin ,e le të qeversinin.

Në fund i nominuari i tyre duke e parë që veq u rrezua, rrëzoi veten para se ta rrezonin ,duke i lënë në huti partnerët e koalicionit saqë tani nuk po dinë çka të bëjnë në katrahurën juridike e politike që janë futur vetë.

Kjo gropë septike politike , juridike e financiare që ka shkaktuar ky koalicion i territ ka me u deshtë kohë për ta sanuar Qeverisë së ardhshme të një koalicioni normal me njerzë normal . Duhet ndryshim rrënjesor jo vetëm i njerzve por edhe qasjes së të berit politik.

Por paraprakisht për të duhen njerzë normal me qasje te re politike ,dije , kompetencë , shkollim, e gadishmëri për rivendosjen në binarë të shtetit të lënduar nga këta njerzë që se meritojnë as mësues çerdhesh me qenë e le më udheheq shtet.

E LDK ka gra dhe burra që mund të marrin barrën e rikthimit të Kosovës në binarët e normalitetiti me partner të besueshëm të vizionit të njëjtë.