Lajme

Me magnitudë 4.5, shikoni pasojat e tërmetit të sotëm në Itali

12/09/2019 11:09
nga:B. D

Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm në Firence të Italisë. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Scarperia San Piero me një thellësi prej 9 km. Ishte ora 04:37 kur nisën lëkundjet, ndërkohë që banorët kanë dalë nga shtëpitë të alarmuar. Lëkundjet janë ndjerë të forta.

Më herët janë regjistruar lëkundje më të vogla. Nga ora 03:38 deri në 03:55, ka pasur pesë goditje në Scarperia San Piero, njëra prej të cilave ishte me magnitude 3.4. Një tjetër tërmet 4.4 ballë u regjistrua në Barberino del Mugello, periferi e Firences, raporton Ansa. Lëkundje të tjera me intensitet më të vogël pati në Scarperia San Piero deri në orën 5.29. Ekspertët thonë se goditja e madhe u ndje edhe në Firence dhe Pistoia.

Dëmet e para kanë nisur të raportohen, trenat janë pezulluar dhe shkollat në zonë janë mbyllur përkohësisht. Nga të dhënat e para të mbrojtjes civile, sipas mediave italiane raportohen ndërtesat e dëmtuara në Scarperia San Piero dhe Barberino.

Më poshtë janë disa nga fotot e publikuara në mediet italiane me dëmet që shkaktoi tërmeti në banesa e biznese.

12/02/2019 18:03

Del raporti paraprak i dëmeve të tërmetit, 3811 banesa dhe 461 pallate të dëmtuar rëndë