Lajme

“Më janë thyer 3 dhëmbë dhe nofulla”, dëshmia tronditëse e 80-vjeçarit që u dhunua në protestën e Astirit

11/12/2019 22:24
nga:Y I

Çerçiz Jaçe është 80 vjeç dhe mbahet në reaminacion pasi është dhunuar nga policia mëngjesin e sotëm në Unazën e Re, ndërsa për pasojë i janë thyer tre dhëmbë dhe ka problem po ashtu në nofull.

Dëshmia e të moshuarit është tronditëse, teksa trgon për Fax News atë çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë përplasjes së banorëve që dolën në mbrojtje të banesave të tyre dhe forcave të policisë.

“Ishte ora 08:30 protestuesit kishin dalë në rrugë, unë dhe gruaja ishim nga ana e Astirit, në një lokal. E pamë që u ndez lufta kundër njëri-tjetrit, Policia kishte dy makina që hidhnin bomba helmuese. U futëm të gjithë brenda, shtymë njëri-tjetrin, u futa në banjë, shtypëm edhe aty njëri-tjetrin. Pastaj erdhën Policët më tërhoqën zvarrë, më qëlluan me grushta, e humba, nuk isha mirë as fizikisht. Pasi e mora vetën i pyeta dhe më thanë jeni gërvishtur vetë. Po si jam gërvishtur vetë, mu betoni  i thashë. Njëri nga ata tha se nuk besoj në Zot. Erdhi avokati, më ndihmoi me të gjitha, falënderoj edhe spitalin që më shërbyen në mënyrë korrekte.