• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Me Isa Mustafën, LDK-ja po ngulfatej”- Shpejtim Bulliqi: Kundërshtimet për demarkacionin, më afruan me VV’në

09/20/2025 16:33
nga:Genita C

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur për arsyet që e shtynë drejt bashkëpunimit me Vetëvendosjen, duke theksuar rolin kryesor që pati kundërshtimi ndaj demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë për “Expose”, prodhim i GazetaBlic, Bulliqi tha se kundërshtimet e përbashkëta ndaj marrëveshjes për kufirin ishin një nga faktorët kyç që i afruan për herë të parë me Vetëvendosjen.

“Kundërshtimet për demarkacionin, ishte një ndër arsyet që në fillim të bashkëbisedonim me Vetëvendosjen,” u shpreh ai.

Bulliqi shtoi se si person ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj progresit të Kosovës dhe se përparimi politik është thelbësor për vendin.

“Si tip, gjithmonë kam dëshiruar që të ketë progres e avancim të çështjeve për Kosovën. Ne e dimë se LDK ka qenë një parti politike që punëve iu ka shkuar më vazhdshëm. Madje, përkrahja e Vetëvendosjes që të mos votohet një kufi i cili dëmton territorin e Kosovës, kanë qenë elemente që edhe më tepër na kanë lidhur mes vete,” tha Bulliqi.

Ai nuk la pa përmendur edhe krizën brenda LDK-së, veçanërisht pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të partisë në një kongres që ai e përshkroi si “të tipit komunist”.

“Edhe në momentin kur u Isa Mustafa u rizgjodh përsëri në krye të partisë, në një kongres të tipit komunist, atëherë u duk që Lidhja Demokratike e Kosovës vetëm po ngulfatej,” theksoi Bulliqi.

Intervista e plotë: