Është publikuar për herë të parë një fotografi e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Fotografia e bërë shumë vite më përpara shihet Veseli së bashku me një fëmijë në duar.
Kadri Veseli, për më se një vit gjendet në Hagë, i arrestuar nën akuzën për krime lufte, gjatë kohës sa ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai përveç që ishte njëri ndër figurat kryesore të UÇK-së, ka qenë edhe në politikën kosovare, duke mbajtur dy pozita të rëndësishme; atë të Kryetarit të Kuvendit dhe udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës.