Showtime

Me dashje apo pa dashje! Yjet shqiptar me videoklipe në lokacione identike (FOTO)

10/21/2021 13:11
nga:Genita C

Nëse dëshirojmë që kënga të transmetohet në televizion, atëherë duhet me patjetër të jetë me videoklip.

Padyshim, videoklipet janë bërë shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme për këngëtarët tanë, shkruan GazetaBlic.

Një këngë e mire pa videoklip rrallë se mund të ketë shumë sukses dhe për këtë këngëtarët kujdesen në mënyrën më të mirë.

Pjesë e rëndësishme e videoklipit është edhe lokacioni ku shpesh herë na ndodh që të shohim artistët e ndryshëm në të njejtin vend.

Bashkëpunimi mes Getoar Selmit, Majkit dhe Xhensilës është publikuar mbrëmë dhe titullohet “Mëkati jem”.Kjo këngë e shoqëruar me videoklip mori gjithë vëmendjen.Por lokacioni ku është xhiruar duket pothujase krejtësisht i njejt me atë të këngës “Zemër” nga Dhurata Dora dhe Soolking.

Një tokë e thatë e cila ngjan si “Shkretëtirë” e që gjendet në Graçanicë bëri bashkë shumë nga ftyrat publike.

Atyre ju pëlqeu aq shumë saqë një numër i madh i këngëtarëve tanë kanë xhiruar videoklipin në këtë pjesë.

Kështu duke filluar nga Nora & Mc Kresha me “Asni Zo”, për të vazhduar më pas me Genta Ismajli “Pa Ty”, Kaltrina Selimi “Gjithmon me ty”, Beatrix Ramosaj “Pa ty”, Arta Bajrami ft. Don Arbas “Bobmshell”, Nora Muqaj “Lamtumire nuk ka për ty”, Flaka Krelani “Zjarm”.

Ndërsa lagjet e Prishtinës vazhdojnë të frekuentohen shumë nga artistët, veçanarisht ato luksoze ku shumë nga ta edhe jetojnë aty./GazetaBlic/