Lajme

Me ceremoni shtetërore dhe me tepih të kuq, Vjosa Osmani e pret në zyre Edi Ramën

06/29/2020 15:35
nga:Norë Kelmendi

Me ceremoni shtetërore dhe tepih të kuq, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Pas këtij takimi Rama pritet të shkojë në ekzekutiv për t’u takuar me homologun e tij, kryeministrin, Avdullah Hoti.

Arsyeja e vizitës se Ramës në Kosovë është propozim-aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj dy liderëve të UÇK-së, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.