Bali Muharremaj ka dhënë sot betimin në Kuvendin Komunal të Suharekës, duke nisur zyrtarisht mandatin e tij të tretë si kryetar i komunës.
Ai u betua para asamblistëve pasi në zgjedhjet e fundit fitoi mbi 55 për qind të votave, duke theksuar se mandati i ri do të fokusohet në bashkëpunim, zhvillim dhe transparencë.
“Sot para jush e dhashë betimin që së bashku do të punojmë në të ardhmen për të mirën e qytetarëve të Suharekës. Besoj thellë se suksesi i komunës nuk ndërtohet në individ, por në bashkëpunim. Komuna ka potencial dhe njerëz punëtorë, rini të talentuar. Para jush premtoj që do të qëndroj besnik ndaj këtij betimi, sepse komuna jonë është shtëpia jonë. Ju ftoj që së bashku të ecim në këtë rrugëtim”, ka deklaruar Muharremaj.


