Sporti

Me 5 Tetor mbyllet afati kalimtar i transferimeve – S’ka “Fair Play” financiar!

06/18/2020 14:15
nga:M K

Shtëpia numër një e futbollit evropian duket se ka vendosur 5 Tetorin si datë përfundimtare për mbylljen e afatit kalimtar të verës.

Afati që do të duhej të hapej me 1 Qershor, por që u shtye për shkak të koronavirusit, ende nuk është hapur dhe si i tillë po krijon probleme në organizimin e klubeve, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, UEFA, ka marrë për bazën datën e fundit për regjistrim të lojtarëve për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, turne që fillon me 6 të muajit të 10.

UEFA ka deklaruar se nuk do të ketë “Fair Play” financiar këtë edicion, që do të thotë se klubet mund të shpenzojnë sipas kapaciteteve.

“Afati i fundit për regjistrimin e lojtarëve për fazën grupore të garave të klubeve të UEFA-s 2020/21 është caktuar 6 tetor 2020.

Si rezultat, komiteti ekzekutiv i UEFA u bëri thirrje të gjitha shoqatave anëtare që të miratojnë një datë të harmonizuar të afatit në dritaren e ardhshme të transferimit të verës, me këtë datë të caktuar si 5 tetor 2020”, thuhet mes tjerash në njoftim.

/GazetaBlic/

08/12/2020 09:58

UEFA konfirmon orarin e ndeshjeve të Gjilanit dhe Prishtinës