Lajme

Më 2 mars seanca e jashtëzakonshme për taksën 100%

02/28/2020 14:50
nga:Gazeta Blic

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të vendosur për seancën e jashtëzakonshme për taksën.

Me këtë rast, Kryesia ka marrë vendim që kjo seancë të mbahet të hënën, më 2 mars.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por që është përkrahur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

Për këtë kërkesë, janë mbledhur 41 nënshkrime.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se në përputhje me Kushtetutën, Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme qoftë me kërkesë të 1/3 të deputetëve, qoftë me kërkesë të presidentit.

Seanca e jashtëzakonshme do të jetë me fillim prej orës 11:00.

Po ashtu, Kuvendi do të mbajë seancë edhe me 5 dhe 9 mars, për epopenë e UÇK-së, respektivisht për ditën e gruas.

Hashim Thaçi: Taksa të largohet menjeherë!

 

02/27/2020 16:54

PAN mbledh 41 nënshkrime për taksën, kryesia pritet të vendosë nesër për seancën