Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes ndaj Pjetër Shalës, ish-pjesëtar i Uushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të mbahet më 15 nëntor. Sipas njoftimit, konferenca të hënën do të mbahet në ora 09:00.
Shala ishte arrestuar më 16 mars të këtij viti, derisa mbi të rëndojnë një varg akuzash.
Në aktakuzën e redaktuar të publikuar nga Dhomat e Specializuara, Shala, i njohur gjatë luftës si “Ujku”, dyshohet se së bashku me disa pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, kishin mbajtur të izoluar në fabrikën e metalit në Kukës disa persona pa proces ligjor të rregullt, duke i trajtuar në mënyrë çnjerëzore.
“Ata u mbajtën në qeli të improvizuara të ruajtura nga roja të armatosura, u prangosën dhe u lidhën, iu morën dokumentet e udhëtimit dhe paratë dhe iu nënshtruan akteve të trajtimit mizor dhe të torturës”, thuhet në aktakuzë.