Sporti

Më 11 Maj, Real Madridi u rikthehet stërvitjeve

05/02/2020 18:20
nga:M K

Fillon gradualisht zbutja e masave në Spanjë, a priori rikthimi në jetën normale.

Përkundër faktit se është një nga dy vendet më të prekura në kontinentin e vjetër, bashkë me Italinë, raporti i javëve të fundit konfirmon se vendi mund t’i kthehet normalitetit, por vetëm duke i plotësuar të gjitha kushtet sanitare, përcjell GazetaBlic.

Kësisoj, këto masa vlejnë edhe për aktivitet sportive në përgjithësi dhe futbollin në veçanti.

“Marca” ka raportuar se vetëm grupe të vogla të lojtarëve dhe trajnerëve do të lejohen brenda qendrës stërvitore.

Skuadrat e La Ligas javën tjetër mund t’i bëjnë testet për koronavirus, ndonëse protokolli i Këshillit Nacional për Sport nuk do t’i detyrojë për testim lojtarët pa simptoma.

/GazetaBlic/

09/30/2020 23:21

Sërish minimalisht – Real Madridi arkëton fitoren e dytë radhazi