Sporti

Më 10 korrik hidhet shorti për çerekfinalet e gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve

06/26/2020 16:44
nga:M K

Me datën 10 të muajit të ardhshëm do të hidhet shorti për ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kështu ka bërë të ditur shtëpia numër një e futbollit evropian përmes rrjeteve sociale, përcjell GazetaBlic.

Ideja është që shorti të hidhet ende pa filluar faza e mbetur e edicionit, që pritet të kthehet në muajin Gusht.

Më poshtë edhe kalendari i garës më të vlefshme për klube në kontinentin e vjetër.

E teta e finales: 7/8 gusht 2020 (vendi s’është konfirmuar ende)

Çerekfinalja – Lisbonë/Portugali : Sfidat me një ndeshje më 12/13/14/15 gusht (çerekfinalet) dhe më 18/19 gusht 2020 (gjysmëfinalet).

Finalja – Lisbonë: 23 gusht 2020.

/GazetaBlic/

08/12/2020 09:58

UEFA konfirmon orarin e ndeshjeve të Gjilanit dhe Prishtinës