Geek

McLaren me ari 24 karat dhe klienti misterioz

01/13/2018 12:24
nga:Gazeta Blic

Mes krijesave të fundit të Mclaren Special Operations është dhe një model unik, 720S i prezantuar në Sallonin e Dubait, me kërkesë të një klienti misterioz.

Ndryshon vetëm estetika pasi është njësoj nga ana mekanike S modeli Super Series, me motor me 8 cilindra biturbo 4.0 me 720 kuajfuqi, projektuar nga italiani Emilio Scervo, transmeton tch. Karroceria e tij është e bërë nga fibra karboni.

Përveç karbonit, rrotat janë në ngjyrë ari të cilat përcaktojnë ndikimin viziv. Po ashtu, edhe interieri i këtij modeli të veçantë përbëhet nga disa elemente me ari 24 karat. 120 orë punë më shumë janë dashur se modeli origjinal, për të personalizuar këtë mjet.

Një tjetër e veçantë e këtij mjeti është shprehja pas e shkruar me shkronja arabe. “Jeta matet me atë që arrin, duke mos numëruar vetëm vitet”, fjalë të Bruce McLarenit, themeluesit të kompanisë.

Citimi ka kërkuar 30 orë punë për pozicionin e veçantë dhe dizajnin e veçantë që formon grataçielat e Dubait në ngjyrë ari.