Sporti

McGregor dhuron 1 milion euro për të luftuar koronavirusin

03/25/2020 20:35
nga:Lorik J

Conor McGregor tha se ai po dhuron pajisje mbrojtëse me vlerë prej 1 milion euro për spitalet irlandeze në betejën kundër koronavirusit.

Ylli i UFC zbuloi se po do të dhurojë 1 milionë euro për të luftuar koronavirusit, përcjell GazetaBlic.

“Sot unë jam duke blerë vetë pajisje mbrojtëse në vlerë prej 1 milion eurove për t’u vendosur në të gjitha spitalet luftarake në rajonin e Leinster”, shkroi McGregor.

Sidoqoftë, McGregor vazhdoi të nxisë qeverinë irlandeze të zbatojë më shumë masa për të luftuar virusin.

“Ne kemi nevojë për më shumë njësi policore në rrugë për të zbatuar këtë izolim,” përfundoi McGregor.

/GazetaBlic/