Showtime

MC Kresha martohet nesër

12/14/2019 21:52
nga:Gazeta Blic

Ka tash e sa kohë që përflitet se reperi i njohur i estradës, MC Kresha, do të martohet.

Telegrafi ka marrë vesh nga burime të sigurta se ai dhe partnerja e tij, Erzina, do t’i japin fund beqarisë nesër, të dielën e datës 15 dhjetor.

“Po, ata martohen nesër”, ka cituar shkurt ky burim.

Telegrafi ka mësuar se çifti kanë vendosur ta organizojnë dasmën e tyre në një nga restaurantet luksoze të Prishtinës, me fillim prej orës 18:00, gjersa të ftuar do të jenë shumë pak persona.

Ata kanë preferuar që ta mbajnë gjithçka private, ndaj kjo ka qenë edhe arsyeja që për këtë temë reperi nuk ka preferuar të flasë për media.

Erzina është përfaqësuese e brendit “Zara” në Kosovë, dhe takimet mes çiftit sipas burimeve thuhet se filluan gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, pas kthimit nga Kanadaja.