Showtime

Mc Kresha dhe aktori kosovar si “Oktapoda” ishin të bindur që Sevilla do të kalojë tutje

03/14/2018 10:55
nga:Y.K

Premier Liga që nga pas lufta e këndej ka pas një rritje të madhe të shikueshmërisë edhe në Kosovë, shkruan Gazeta Blic

Në emisionin “Express” kanë qenë të ftuar katër tifozë të klubeve angleze ku kanë folur për dashurin që kanë për këto klube.

Aktori kosovar Adrian Morina i cili është një tifoz i klubit londinez Chelsea, ka qenë një nga ata njerëz i cili ishte i bindur që Manchester United do të eliminohet nga Liga e Kampionëve.

” Sevilla, janë një skuadër jashtëzakonisht e fortë, trefishtët fitues të “Europa League”, duke e ditur që Manchester United ka një trajner shumë të dobët, besoi shumë që Sevilla kalon tutje dhe Manchester United” eliminohet nga kjo garë” tha Morina

Po ashtu edhe Mc Kresha i cili është tifoz i Liverpool, tha që Sevilla do ta befasoi skuadrën e Mourinhos sepse luan shumë më mirë jashtë.

Kujtojmë që Manchester United u eliminua nga Sevilla pasi u mposht 1-2 në “Old Trafford” të martën mbrëma./Gazeta Blic

09/05/2018 15:06

Ledri Vula me urim të veçantë për Mc Kreshën