Opinioni publik u trondit pasi pardje në Përmet, një djalë mbyti me qese plastmasi nënën e tij.
Sot ka folur mjeku, i cili vetëm 2 ditë para kësaj ngjarjeje e kishte kontolluar dhe vizituar të dyshuarin.
Mjeku Koço Stefanidhi është shprehur se ai e kishte vizituar të riun, por tha se nuk kishte identifikuar tek ai asnjë sjellje dhune apo diçka tjetër të dyshimtë.
“Djali ka ardhur në spital në orët e pasdites së të enjtes për një vlerësim dhe konsultë për problemet që ka patur në sjelljen me të ëmën.
Djali me mua ka komunikuar rrjedhshëm, me arsyetim të pranueshëm dhe në rrethana krejtësisht të qeta.
Nëna nuk referonte se kishte probleme të tjera në Amerikë. Në kushtet që ishte ai nuk mund t’i vija një diagnozë sepse nëna nuk deklaronte asnjë lloj sjelljeje domethënëse.
Sipas nënës ai kishte një humor të rënë dhe mbi këto baza unë nuk mund të vërtetoja që ai kishte probleme psikolegjke. Ai qëndroi këtu 2 orë e gjysmë dhe e pashë vetëm dy herë.
Herën e dytë e pashë vetëm për merak, por ishte në kushte totalisht qetësie, ndaj unë i thashë të shkonte në shtëpi”,- tha mjeku.